Regjistrimi



Captcha code Type characters you see. (Click on image to refresh)
Type characters you see.
 * 
About captcha Project ::  Kupala.Net

Qendra e skijimit Brezovicë

Žičara, BrezovicaQendra e skijimit Brezovicë, qendër e njohur  turistike në anën veriperëndimore të maleve të Sharrit, është një kompleks unik sportiv-rekreativ në lartësi mbidetare prej 900 deri në 2.500 metra. Është rreth 60 km larg Prishtinës dhe po aq prej aeroportit të Shkupit, prej Selanikut 303 km, prej Sofjes (via Nish) rreth 355 km e prej Beogradit 400 km. Me natyrën e saj të shprehur alpine dhe me ambientin me male të larta, Brezovica dhe rrethina e saj më e afërt të sjellin ndër mend qendrat turistike evropiane më të njohura. Pyjet shekullore, livadhet madhështore dhe kullotat e pafund janë përplot me lule mali, me bimë mjekuese, me lloje të rralla të shtazëve të egra. Sasitë relativisht të mëdha të të reshurave dhe shkëmbinjtë që mbajnë ujët bëjnë të mundur paraqitjen e rrjetit lumor të dendur dhe të pasurisë që përbëhet nga burime dhe ujëra sipërfaqësorë. Numri i madh i burimeve dhe i përrenjve me ujë të ftohtë dhe të kthjellët janë kolorit i veçantë i kësaj treve.

Pjesët e ulëta karakterizohen me klimën e vërtetë të luginës, me ngrohtësi të këndshme ditën dhe me net të frekëta. Në pjesët më të larta mbretëron klimë e vërtetë alpine, ashtu që borë mbetet edhe deri në 280 ditë. Nuk është rast i rrallë që gjatë një dite të mund të përjetohen që të katër stinët e vitit dhe se, edhe gjatë korrikut e gushtit, pjesët më të larta të maleve të Sharrit të jenë mbuluar me borë. Kushtet klimatike të volitshme paraqesin mjedis ideal për turizëm dimëror, sportiv dhe rekreativ, kështu që mysafirë ka gjatë tërë vitit.

BrezovicaTerrenet e gjera të skijimit të qendrës së skijimit Brezovicë përbëhen nga një sistem prej 5 teleferikëve dhe 5 ski-liftave, ndërmjet tyre janë të lidhur 16 km shtigje skijimi me gjatësi mesatare nga 3.000 m. Në FIS shtigjet e Brezovicës   për sllallom, sllallom të madh, lëshim dhe “super G” në të njëjtën kohë mund të provojnë aftësitë e tyre 50.000 skitarë. 

Paraglajder, BrezovicaStruktura e borës është e tillë që shtigjet e skijimit janë shumë të shpejta po edhe të sigurta. Garat e suksesshme të shumta (edhe të rangut ndërkombëtar) e kanë renditur qendrën e skijimit Brezovicë ndër qendrat garuese ndërkombëtare. Ekipe të shumta sportive bëjnë këtu përgatitjet e tyre verore në kushte ideale të lartësive.

BrezovicaGjatë verës, turistët në Brezovicë kënaqen me kontaktin e afërt që kanë me natyrën përmes ecjes, rekreacionit, pikniqeve, gjuetisë dhe peshkimit dhe vizitave të organizuara të përmendoreve kulturo-historike të shumta të kësaj treve. Qendra turistike Brezovicë gjatë tërë vitit është e hapur për organizimin e seminareve, të simpoziumeve, të kongreseve dhe të tubimeve shkencore.

 

Anketa

Cilin shteg e preferoni më së shumti?