Regjistrimi



Captcha code Type characters you see. (Click on image to refresh)
Type characters you see.
 * 
About captcha Project ::  Kupala.Net

Motel-restoranti "Rok"

Motel restoran RokMotel-restoranti “ROK” është biznes familjar i themeluar në vitin 1980. Popullaritetin e vet e fitoi duke iu ofruar turistëve të nacionaliteteve të ndryshme shërbime shumëvjeçare të nivelit të lartë. Gjendet përballë hotelit Narcis, mu në qendër të vendbanimit turistik Brezovicë. Disponon me kapacitet vendosjeje që përbëhet nga apartamenti dhe gjysmapartamente (1 apartament, 3 gjysmapartamente, 1 dhomë me dy krevatë). Enterieri i restorantit është punuar në stilin malor. Restoranti disponon me kuzhinë tradicionale të jashtëzakonshme nga hapësirat e luginës së Sirinikut. Specialitetet e restorantit janë: mish fshati, qofte “a la ROK”, krap i tymosur, troftë allasharrçe etj. Restoranti është specializuar për organizimin e ahengjeve, të gazmendeve, të kremteve me çmime shumë të volitshme. Restorani ofron zgjedhje të madhe të pijeve alkoolike dhe joalkoolike vendore dhe të huaja, si dhe të koktejeve.

Motel restoran RokMotel-restoranti “ROK” u ofron turistëve shërbime transporti deri në qendrën e skijimit dhe në destinacionet atraktive  të tjera në Luginën e Sirinikut dhe në rrethinë, si dhe ekskursione deri në zona të ndryshme, si në  “Shtëpinë e Stojkut”, deri në liqenin e Livadicës, të Shtërpcës, të Jazhincës. Restoranti organizon edhe ekskursione tradicionale  në natyrë duke ofruar specialitete vendore siç janë flia, pitet e shtëpisë, skara në natyrë, qengjat e të tjera. Kapaciteti i restorantit është prej 80 vendesh. 

Motel restoran RokÇmimi i gjysmëpansionit këtë sezonë është 17 euro për person.

Kontakti: +381 (0) 290 73 223, +377 (0) 44 465 808

Motel restoran Rok