Regjistrimi



Captcha code Type characters you see. (Click on image to refresh)
Type characters you see.
 * 
About captcha Project ::  Kupala.Net

Motel-restoranti "Ljuboten"

Motel restoran LjubotenMoteli “LJUBOTEN”- Brezovicë, gjendet në lartësinë mbidetare prej 900 metrash, ndodhet në anën e djathtë të rrugës që çon në qendrën e skijimit Brezovica. Për shkak të pozitës së tij dhe të natyrës që e rrethon, është ideal për aktivitete sportive dhe përgatitje të sportistëve. Ka 7 apartamente – të cilat kanë kuzhinë ku përgatitet çaji, mini-bar dhe TV me program satelitor. Në përbërje të motelit ”LJUBOTEN” është restoranti me të njëjtin emër e që ka kapacitet prej 100 vendesh, pastaj salla e banketeve, salla e simpoziumeve (me kapacitet prej 50 vendesh) dhe shërbimi në dhomë (room-service). Restoranti klasik me kuzhinë vendore dhe internacionale, me specialitete peshku, organizon të gjitha tipat e manifestimeve të turizmit që merret me kongrese. Restoranti është i specializuar për organizimin e ahengjeve, të gazmendeve, të kremteve me çmime tepër të volitshme. Është, gjithashtu, i përshtatshëm për mbajtjen e seminareve, të trajnimeve, të tubimeve shkencore.

Motel restoran LjubotenAgjencia turistike "Bourding House" organizon pikniqe njëditëshe, tura manastiri, gjueti dhe peshkim, alpinizëm – vizitimin e kullosave të Maleve të Sharrit të cilat  janë të pasura me vegjetacion, me florë dhe me faunë. Organizon, gjithashtu, pikniqe të jashtëzakonshme me program dhe me shoqërues të vet në liqenin e akullishtes dhe drekë në natyrë. Organizon shfaqje të shoqërisë kulturo-artistike në Bondstill dhe në Film city në Prishtinë dhe në bazat e tjera të KFOR-it. Restoranti “Ljuboten” është i vetmi që posedon certifikatë për organizimin e manifestimeve të këtij lloji.

Motel restoran LjubotenMotel restoran LjubotenKontakti: +381638556843, +381644323280, +38129070295