Regjistrimi



Captcha code Type characters you see. (Click on image to refresh)
Type characters you see.
 * 
About captcha Project ::  Kupala.Net

Liqenet në malet e Sharrit – Sytë e bjeshkës

Livadičko jezero, Brezovica, Šar planinaTë gjitha liqenet që gjenden në malet e Sharrit, e territorialisht i përkasin komunës së Shtërpcës, janë krijuar me erozionin e akullnajave. Ato shtrihen në cirqe, d.m.th. në guva nga të cilat kanë marrë udhën akullnajat malore dhe këto janë të ashtuquajturat liqene cirkore. Në popull, për shkak të bukurisë së tyre, njihen me emrin “Sytë e bjeshkës”. Varësisht nga situata e motit të gjitha liqenet janë të mbuluara me borë dhe akull, nga nëntori deri në maj.

Gjithësej janë shtatë liqene.

Liqeni i Livadicës

Livadičko jezero, Brezovica, Šar planinaBanorët e Shtërpcës e quajnë edhe me emrin Liqeni i Shtërpcës. Gjendet në një cirk shumë të gjerë e të thellë, nën majën e Livadicës (2.491m lartësi mbidetare) në lartësinë mbidetare prej 2.173 metrash. Është i gjatë 220 ndërsa i gjerë 124m, gjatësia e vijës së bregut është 683 m. Thellësia e liqenit është e ndryshme dhe sillet nga 6.50 deri në 8.60 m, që varet nga koha kur matet. Thellësia maksimale është në periudhën maj-korrik kur ndodh që, krahas fryrjes nga nëntoka, ujët të derdhet edhe nga sipërfaqja e liqenit, d.m.th. bëhet me të vërtetë një liqen që derdhet. Tejdukshmëria e ujit të liqenit është e plotë, deri në fund të liqenit.

Liqeni e merr ujët nga të reshurat, nga shkrirja e borës dhe e borës së ngrirë, si dhe nga dhjetëra burime sipërfaqësore dhe nga disa burime nënujore. Liqeni i Livadicës ka degën nëntokësore e cila përbën degëzimin e Lumit të kallogjerëve. Në liqen jeton trofta e përroit e futur e cila për shkak të kushteve të ashpra për jetesë nuk mund të shumohet.

Liqeni i Bllateshticës së Poshtme

Jezero Bistra, Brezovica, Šar planinaGjendet në cirkun e Bllateshticës në lartësi mbidetare prej 2.160 m. Është i gjatë 32 ndërsa i gjerë 13 m. Gjatësia e vijës së bregut është 78 m. Thellësia më e madhe është 60 cm. Liqeni ka një degë të madhe që paraqet krahun e majtë të lumit të Bllateshticës. Liqeni e merr ujët që nga liqeni i Bllateshticës së Epërme filtrohet nëpër materialin e morenës. Natyrisht që tejdukshmëria e ujit është e plotë.

Liqeni i Bllateshticës së Epërme

Gjendet gjithashtu në cirkun e Bllateshticës në lartësi mbidetare prej 2.215 m., në largësi prej 180 m nga Liqeni i Bllateshticës së Poshtme. Është i gjatë 50 ndërsa i gjerë 23 m. Vija e bregut është 140m. Thellësia më e madhe e liqenit është 1 m. Është interesante se në pjesën e mesme të liqenit nomadët kanë vënë gurë në mënyrë që liqeni të jetë më i thellë, që të mund të lanin dhentë. Liqeni e merr ujët nga dy degë shumë të bollshme me ujë dhe nga bora e ngrirë. Ujët është i kthjellët dhe i tejdukshëm deri në fund të liqenit.

Liqeni i Gjirit të madh

Jezero, Brezovica, Šar planinaShtrihet në pjesën burimore të Bllateshticës, mbi liqenin e Bllateshticës së Epërme dhe të atij të Bllateshticës së Poshtme, në lartësi mbidetare prej 2.360 m, që e bën liqenin më të lartë në malet e Sharrit. Liqeni ka formë të rrumbullakët, është i gjatë 36 m dhe po aq i gjerë. Perimetri i liqenit është 119 m. Në mes liqeni ka thellësinë më të madhe dhe gjatë nivelit maksimal të ujit thellësia është 4 m. Liqeni merr ujët që rrjedh nga bora e ngrirë e shumtë i cili filtrohet nëpër materialin e morenës. Ujët është i tejdukshëm deri në fund të liqenit.

Liqeni i Gjirit të vogël

Gjendet nën Majën e liqenit (2.604 m) në një cirk dukshëm më të vogël se ai i Bllateshticës. Në fund të këtij cirku gjendet liqeni në lartësi mbidetare prej 2.160 m. Anash liqenit gjenden blloqe të mëdha guri. Liqeni është i gjatë 38 ndërsa i gjerë 31 m. Perimetri i liqenit është 124 m. Thellësia më e madhe gjatë nivelit maksimal të ujit është 70 cm. Liqeni e merr ujët nga bora e ngrirë  Ujët është i kthjellët dhe i tejdukshëm deri në fund të liqenit. Ky liqen thahet në këtë pjesë të maleve të Sharrit vetëm kur vera është me thatësirë më të madhe.

Liqeni i vogël i Jazhincës

Livadičko jezero, Brezovica, Šar planinaGjendet në cirkun, me fund të gjerë, që është i mbuluar me blloqe guri. Cirku është i tëri shkëmbor. Liqeni gjendet në lartësi mbidetare prej 2.200 m. Liqeni është i gjatë 43 ndërsa i gjerë 29 m. Perimetri i liqenit është 170 m. Thellësia e liqenit gjatë nivelit maksimal të ujit është 3.10 m. Ujët është i kthjellët dhe i tejdukshëm deri në fund të liqenit. Liqeni merr ujët nga burimi me ujë të bollshëm por shumë të ftohtë (10°C) që del nga blloqet shkëmbore. Në cirk gjithmonë ka shumë borë të ngrirë nga e cila liqeni poashtu e merr ujët. Ujët e liqenit është i kthjellët dhe i tejdukshëm deri në fund. Liqeni ka një degë sipërfaqësore e cila përmes ndarjes rrjedh jasht liqenit kah pllaja që është e lartë 2.100 m dhe ku zgjerohet.

Liqeni i madh i Jazhincës

Livadičko jezero, Brezovica, Šar planinaGjendet në një cirk shumë shkëmbor, te burimi i Lumit të thatë. Liqeni është në lartësi mbidetare prej 1.170 m. Ujët e merr nga një përrua sipërfaqësor, pastaj nga shumë vende  me borë të ngrirë dhe nga disa burime nëntokësore. Liqeni është i gjatë 150 ndërsa i gjerë 87 m. Gjatësia e vijës së liqenit është 494 m. Varësisht nga koha kur matet, thellësia e liqenit sillet nga maksimalisht 12 m (maj-korrik) deri në minimalisht  7.50 m në kohën prej gushtit deri në shtator. Me thellësinë e tij maksimale mbi 12 m ai është liqeni më i thellë në malet e Sharrit. Liqeni humb ujët gjatë nivelit maksimal përmes një dege sipërfaqësore dhe përmes depërtimit të përhershëm nëpër materialin e morenës. Ky është në të vërtetë krahu burimor i Lumit të Jazhincës, degës së Lumit të thatë. Ujët e liqenit është i pastër si kristali dhe i tejdukshëm deri në fund të liqenit. Sikurse në Liqenin e Livadicës ashtu edhe në këtë liqen jeton trofta e përroit e futur.

 

Anketa

Cilin shteg e preferoni më së shumti?