Regjistrimi



Captcha code Type characters you see. (Click on image to refresh)
Type characters you see.
 * 
About captcha Project ::  Kupala.Net

Gjuetia dhe peshkimi në malet e Sharrit

Medved, Brezovica, Šar planinaGjuetia dhe peshkimi janë veprimtaritë më të vjetra të njeriut. Njeriu, falë gjuetisë dhe peshkimit, ka mbijetuar në natyrë me shekuj.

Tradita e gjuetisë në malet e Sharrit është shumë e gjatë. Në dokumentet e shkruara përmendet që në shekullin e 14-të.

Kushtet natyrore në malet e Sharrit i mundësojnë ekzistencën një numri të madh të llojeve të shtazëve të egra. Llojllojshmëria e botës bimore dhe pasuria e tij me ujë, kësaj veçanërisht i shkojnë për shtat. Malet e Sharrit sipas numrit dhe llojeve të shtazëve të egra, veçanërisht për shkak të atyre llojeve që janë të rralla, paraqet territorin më interesant të gjuetisë në këto anë dhe më gjerë. 

Srndać, Brezovica, Šar planinaGjuetia e organizuar në këtë pjesë të maleve të Sharrit fillon me formimin e Shoqatës së gjuetarëve, në vitin 1948, me iniciativë të mësuesit Dushan Andrijeviq. Kryetar i parë ishte Mira Rexhiq, ndërsa shoqata numëronte nja njëzet gjuetarë. Që nga formimi i saj dhe deri në fund të viteve të nëntëdhjeta, shoqata ka funksionuar sipas rregullave të gjuetisë: të mbrojë shtazët e egra sipas gjuetisë së organizuar, duke iu përmbajtur rigorozisht sjelles sipas kodeksit të gjuetisë. Në këtë periudhë të prosperitetit, kur shtazë të egra kishte me bollëk, punët bëheshin sipas shembullit të nikoqirit të mirë dhe të suksesshëm. Respektohej koha e gjuetisë së ndaluar dhe etika në gjuetinë e shtazëve të egra të racës. Theks i posaçëm i kushtohej mbrojtjes së llojeve të shtazëve të egra që ishin të mbrojtura me ligj, si: ariut, rrëqebullit, dhisë së egër dhe pulegrës së madhe. Për këtë arsye   shtazët e egra të vrara në këtë territor të maleve të Sharrit kanë vlerë të lartë si trofe. Dhe, në ekspozitat ndërkombëtare të gjuetisë dhe peshkimit, trofetë e shtazëve të egra të përmendura kanë fituar medalje të arta.

Medved, Brezovica, Šar planinaKrahas shtazëve të egra të përmendura, në këtë pjesë tepër të bukur të maleve të Sharrit jetojnë edhe qelbësi larak, bukla, ermelini, kunadhja, macja e egër, lepuri, dhelpra, ujku, kaprolli dhe derri i egër, e prej shpendëve të egra: dallëndyshja, mullizeza, lauresha, qukapiku, pupëza, laraska, stërqoka, sorra, korbi, grizhla, huti, qyqja, gugashi dhe pëllumbi i egër, turtulli, shkurta, kumria, gjelegri, thëllëza e rëndomtë dhe thëllëza e malit, krahathadri, fajkoi, fajkoi i hirtë dhe fajkoi i malit, fajkoi trumcak, gjeraqina, shqiponja e minjve dhe shqiponja e minjve kuqloshe, shqiponja e përhimë dhe shqiponja bishtbardhë.

Divokoze, Brezovica, Šar planinaNë vend se gjuetarët këtë pasuri të natyrës të cilën e kanë trashëguar nga nëna natyrë ta ruajnë, të ndihmojnë shtazët e egra me ushqim dhe në shumim, ata fillojnë të mos i përmbahen më kodeksit të gjuetisë. Gjuetia nuk është më kultivim, mbrojtje, sport, pasion, rekreacion dhe shoqërim me natyrën. Fillon të dilet në gjueti çdo ditë dhe të gjuhet me çfarëdo arme. Cak i gjuetarëve pa leje nuk janë vetëm shtazët e egra të racës, por edhe ato posaçërisht të mbrojtura: ariu dhe dhia e egër, kështu që numri i këtyre shtazëve është përgjysmuar.

Gjendjes së këtillë në gjueti me siguri i kontribuojnë edhe forcat ndërkombëtare të cilat jo që nuk ndërmarrin asgjë për ta penguar gjuetinë pa leje, porse edhe vetë marrin pjesë.

Peshkimi

Sa i përket peshkimit në pjesën e maleve të Sharrit që i takon komunës së Shtërpcës, ai zhvillohet në kuadër të shoqatës sportive për peshkim “Trofta e përroit”.

Destinacioni kryesor për peshkim është lumi Lepenc me degët e veta. Shumë pak peshk ka në Liqenin e Livadicës të Jazhincës dhe në Liqenin e madh të Jazhincës.

Riba, Brezovica, Šar planinaRrjedha e epërme e Lepencit, në gjatësi prej nja njëzet kilometrash, i përket zonës salmonoide ku dominimin ekskluziv e ka Trofta maqedone, e cila mund të arrijë peshën deri në 2 kg. Përndryshe, pesha mesatare e saj është 350-400 gramë.

Në të gjitha degët e Lepencit struktura e peshqve është diç më ndryshe. Përqindja më e madhe i përket troftës së përroit me peshë mesatare 150 deri në 200 gramë.

Rrjedha e poshtme e Lepencit kah Gryka e Kaçanikut i përket zonës së përzier, ku troftës i bëjnë shoqëri bërcaku, barburiqi etj.

Sa i përket teknikës së peshkimit karremi që shfrytëzohet më shpesh është mashtruesja  e mepsit nga numri 1 deri 3, si me ngjyrë të bardhë ashtu edhe me të verdhë, pastaj “miza” dhe voblerët, veçanërisht biba e shëmtuar.

Riba, Brezovica, Šar planina

Zec, Brezovica, Šar planina

Srndać, Brezovica, Šar planina

 

Anketa

Cilin shteg e preferoni më së shumti?