Regjistrimi



Captcha code Type characters you see. (Click on image to refresh)
Type characters you see.
 * 
About captcha Project ::  Kupala.Net

Parku nacional malet e Sharrit

Proleće, Brezovica, Šar planinaPërgjatë kufirit me Maqedoninë, shtrihet barriera malore markante e maleve të Sharrit, mprehtazi e kufizuar morfologjikisht me luginën e ulët të Prizrenit dhe të Rrafshit të Dukagjinit, të Rrafshit të Kosovës dhe të Pollogut. Kreshta malore kryesore e saj është e gjatë 95 km, e kufizuar me një pjesë mali të lartë dhe me kreshta anësore të ndara me shumë ujëra rrjedhës të egër, përfshin mbi 100 maja mbi 2.000 m, prej të cilave 30 maja janë mbi 2.500 m. Në anën e masivit të Maqedonisë dominon Maja e Titos (2.747 m), kurse në anën tonë Bistra (2.661 m).

39.000 ha të shpateve të rrëpira veriore të kreshtës kryesore dhe të degëve të saj të Rrafshit të Dukagjinit - të Oshlakut, të Ostrovicës dhe të Koxha Ballkanit - janë shpallur Park nacional me kufij të përkohshëm. Pas hulumtimeve të detajuara dhe valorizimit të zonës, ekspertët propozojnë  zgjerimin e kufijve deri në rreth 70.000 ha të këtij masivi unik qendror-ballkanik.

Vodopad, Brezovica, Šar planinaMe më shumë se 100 cirqe, të konservuar me gjurmët e lëvizjes së akullit dhe të shkrirjes së tij me valë të formësuara tipike, me bedena të ruajtur të morenave gjigante në lugina, me liqene glaciale të shumta dhe me mikro forma të relievit glacial, malet e Sharrit paraqesin një muze të vërtetë të relievit glacial nën qiellin e hapët.

Përplasja e ndikimeve mesdhetare dhe kontinentale përgjatë bedenit të maleve të Sharrit, ndikoi në paraqitjen e varianteve mikroklimatike të ndryshme. Gjersa   në rrëzë, përgjatë luginës së  Lumbardhit të Prizrenit dhe të Lepencit, ndihet puhia e ngrohtë e Mesdheut, në majat më të larta mbretëron klima periglaciale e ashpër

Llojllojshmëria gjeologjike, morfologjike dhe klimatike e këtyre maleve ballkanike, më të pasurat me ujë, përrenjtë e të cilave derdhen në basenet e tri deteve, ka ndikuar edhe në pasurinë e paçmueshme të botës bimore dhe  shtazore të tyre.

Livadičko jezero, Brezovica, Šar planinaMalet e Sharrit kanë rreth 2.000 lloje të florës vaskulare. Vlerë të posaçme përbëjnë 20 endemitë lokalë të maleve të Sharrit, e ndër ta bari i pezmit (Achillea alexandri Regis), bornmilera (Bornmullera dieckii), karafili i Sharrit (Dianthus scardicus), shafrani i Sharrit (Crocus scardicus).

Krahas endemitëve, specifikë e Parkut nacional janë edhe reliktet dhe endemoreliktet terciare të shumta: ramonda (Ramonda nathaliae), rruthja (Pancicia serbica), bujgri (Quercus trojana), bërsheni i rëndomtë (Taxus baccata), molika (Pinus peuce), munika (Pinus heldreichii). Sharri karakterizohet jo vetëm me llojllojshmërinë e florës, por edhe me atë vegjetative. Në këtë masiv janë përshkruar 112 asociacione të cilat përfshijnë breza vegjetativë të ndryshëm, duke filluar prej brezit të dushkut termoseromezofil, pastaj të brezit të ahut, të ahut dhe bredhit, të molikës në silikate, të munikës dhe pishës së përkulur në gurët gëlqerorë, deri te shkurret dhe barishtoret në malet e larta.

Cvet, Brezovica, Šar planinaMe 147 lloje të fluturave, malet e Sharrit janë zona më e pasur e Evropës, ndërsa është strehim edhe për më shumë se 200 lloje zogjsh, prej të cilëve janë interesantë sidomos orrli (Gypaetus barbatus), gabonja (Gyps fulvus), shqiponja e surmë (Aquila chrysaetos), petriti (Falco peregrinus), pulegra e madhe (Tetrao urogallus), thëllëza (Alectoris graeca), zboraku (Montifringilla nivalis).

Në hapësirat shumë të mëdha të maleve të Sharrit mund të shihet edhe miu i fushës dinarik endemorelikt (Dinarmys bogdanovi), kunadhja (Mertes martes), fishnjari (Mertes fiona), vidra (Lutra lutra), po edhe macja e egër (Felis silvestris), luqerbulli (Lynx linx), ariu (Ursus arctos), kaprolli (Capreolus capreolus), dreri (Cervus capreolus), ose dhia e egër (Rupicarpa rupicarpa).

Divokoze, Brezovica, Šar planinaTrashëgimia kulturo-historike e Parkut nacional të Sharrit karakterizohet me pasuri të madhe dhe me diversitet. Krahas fortifikatave, vendbanimeve dhe urave mesjetare, vlerë të madhe paraqesin 34 kisha dhe manastire mesjetare siç janë ngrehinat e murgjëve dhe murgeshave dhe manastiri i Shën Pjetrit nga Korisi i shekullit të 13-të, ose manastiri i Shën Arkangjelit i shekullit të 15-të në kanjonin e Lumbardhit afër Prizrenit.

Trashëgimia natyrore dhe kulturore me vlera të larta që e trashëgon Parku nacional Malet e Sharrit e radhit këtë zonë në propozimet për mbrojtje ndërkombëtare, që i janë dërguar organizatës UNESCO (për programin Trashëgimitë natyrore dhe kulturore botërore dhe Njeriu dhe biosfera).

Meqenëse Kosova kufizohet me Maqedoninë, atëherë zona e Parkut nacional Malet e Sharrit mund të shqyrtohet si Park nacional i përbashkët në të ardhmen. Kufijtë e tanishëm të Parkut nacional shtrihen përgjatë komunave të Shtërpcës, të Gorës, të Kaçanikut, të Prizrenit dhe të Suharekës.

 

Anketa

Cilin shteg e preferoni më së shumti?