Regjistrimi



Captcha code Type characters you see. (Click on image to refresh)
Type characters you see.
 * 
About captcha Project ::  Kupala.Net

Reklame
Motel-restoranti "Ljuboten"

Motel restoran LjubotenMoteli “LJUBOTEN”- Brezovicë, gjendet në lartësinë mbidetare prej 900 metrash, ndodhet në anën e djathtë të rrugës që çon në qendrën e skijimit Brezovica. Për shkak të pozitës së tij dhe të natyrës që e rrethon, është ideal për aktivitete sportive dhe përgatitje të sportistëve. Ka 7 apartamente – të cilat kanë kuzhinë ku përgatitet çaji, mini-bar dhe TV me program satelitor. Në përbërje të motelit ”LJUBOTEN” është restoranti me të njëjtin emër e që ka kapacitet prej 100 vendesh, pastaj salla e banketeve, salla e simpoziumeve (me kapacitet prej 50 vendesh) dhe shërbimi në dhomë (room-service). Restoranti klasik me kuzhinë vendore dhe internacionale, me specialitete peshku, organizon të gjitha tipat e manifestimeve të turizmit që merret me kongrese. Restoranti është i specializuar për organizimin e ahengjeve, të gazmendeve, të kremteve me çmime tepër të volitshme. Është, gjithashtu, i përshtatshëm për mbajtjen e seminareve, të trajnimeve, të tubimeve shkencore.

Motel restoran LjubotenAgjencia turistike "Bourding House" organizon pikniqe njëditëshe, tura manastiri, gjueti dhe peshkim, alpinizëm – vizitimin e kullosave të Maleve të Sharrit të cilat  janë të pasura me vegjetacion, me florë dhe me faunë. Organizon, gjithashtu, pikniqe të jashtëzakonshme me program dhe me shoqërues të vet në liqenin e akullishtes dhe drekë në natyrë. Organizon shfaqje të shoqërisë kulturo-artistike në Bondstill dhe në Film city në Prishtinë dhe në bazat e tjera të KFOR-it. Restoranti “Ljuboten” është i vetmi që posedon certifikatë për organizimin e manifestimeve të këtij lloji.

Motel restoran LjubotenMotel restoran LjubotenKontakti: +381638556843, +381644323280, +38129070295

 
Caffe-restoranti "Ljuboten"

Caffe Restaurant LjubotenCaffe-restoranti “Ljuboten” gjendet te vendnisja e teleferikut “Livadhet e mëdha”. Restoranti ka kapacitet prej 30 vendesh. Në atmosferë të këndshme mali, restoranti ofron të gjitha llojet e përgatitjeve nga skara dhe ushqim të shpejtë. Si specialitet të lokalit e theksojmë mishin e pjekur të viçit. Restoranti ofron edhe mundësinë e dhënies me qira dhe organizimin e ahengjeve private.

Në përbërje të vet, objekti ka edhe një dhomë  me tre krevatë.

Kontakti: +381638147860, +381638270936

Caffe Restaurant LjubotenCaffe Restaurant LjubotenCaffe Restaurant Ljuboten

 

 

 

 

 

 

 

 
Motel-restoranti "Mountain"

Motel restoran MountainMotel restoran MountainMotel-restoranti "Mountain" funksionon si pjesë e ndërmarrjes për qarkullim dhe shërbime “Lider”, Shtërpcë. Në përbërje të ndërmarrjes funksionon agjencia turistike me oferta specifike të paraqitjes së bukurive natyrore të maleve të Sharrit, siç janë kampimi, gjuetia sportive, peshkimi, kalërimi, dreka në natyrë, futingu (footing) dhe trim shtigjet. Ndërmarrja “Lider” posedon edhe objektin hotelier, me kafene, me piceri dhe me 9 apartamente, që gjendet në Shtërpcë (momentalisht i është dhënë me qira misionit të OSBE-së për nevojat e tij).

Motel-restoranti "Mountain" gjendet te vendnisja e teleferikut “Qafa e luanit”, bri shtegut të skijimit. Ka në dispozicion 6 dhoma me dy krevatë, 3 apartamente dhe restorantin me kapacitet 60 vendesh. Restoranti ofron ushqim nacional prej perimeve, prej prodhimeve të qumështit dhe prej mishit, ndërsa së shpejti do të ofrohen specialitete të etnokuzhinës nga lugina e Sirinikut. Çmimi i bujtjes dhe mëngjesi në këtë motel është 12 euro.

Kontakti :  +381638165256, +381638576841

Motel restoran MountainMotel restoran MountainMotel restoran MountainMotel restoran Mountain

 

Motel restoran MountainMotel restoran MountainMotel restoran Mountain

Motel restoran Mountain

 
Motel restoran MountainMotel restoran Mountain

 

 
Hoteli "Sport-Tours"

Hotel Sport ToursHoteli “Sport-Tours” gjendet në lartësinë mbidetare prej 1700 metrash, nën vendnisjen e teleferikut “Qafa e luanit”. Kapaciteti i këtij hoteli është prej 120 krevatësh  në dhomat me banjo. Posedon restorantin me kapacitet prej 180 vendesh, TV salla, ski-servisin. “Sport-Tours”  ofron stërvitje dhe mundësi të marrjes me qira të pajisjeve të skijimit. Përveç këtij objekti, “Sport-Tours” posedon edhe restorantin nga druri “Partizanka” që ka në përbërje 6 dhoma me nga tre krevatë.

Hotel Sport ToursÇmimet për vizita grupore (3 ose më shumë) dhe qëndrimi më i gjatë se 7 ditë :

pansion i plotë – 21 evra
gjysmëpansion – 18 evra
bujtje dhe mëngjes – 15 evra

Hotel Sport ToursKontakti: +38129070653, +381644514088, +381638390997


Hotel Sport Tours

 
Ski-servisi "Borzani"

Ski servis BorzaniSki-servisi "Borzani" është ski-servisi më i madh në malet e Sharrit. Është në përbërje të hotelit Molika. Ka në dispozicion 500 komplete të pajisjes më të re të skijimit, nga të cilat 100 komplet pajisje për snoubord (snowboard).

 

 

 

Lista e çmimeve të dhënies me qira të pajisjes (në euro):

Lloji i pajisjes1 ditë2 ditë3 ditë4 ditë5 ditë6 ditë7 ditë
Komplet ski pajisja1020 30 32 40 48 56 
Skitë510 15 16 20 24 28 
Komplet pajisja snoubord1020 30 32 40 48 56 
Këpucët e skijimit510 15 16 20 24 28 
Këpucët për snoubord510 15 16 20 24 28 
Shkopinjtë2.57.5 10 12 13 
Snoubord "BURTON"1020 30 40 50 60 70











Lista e çmimeve të servisimit të pajisjeve (në Dinari) :

Lidhëzat
 Shkopinjtë
 Montimi i lidhëzave800  Shkurtimi i shkopinjve 150
 Ndërrimi i vendit të lidhëzave450 Flutura dhe vendosja e saj 90
 Štelovanje vezova 90 Siguresa e fluturës dhe montimi i saj
 45
 Skitë Këpucët
 Lyerja e skive 250 Zgjerimi i këpucëve të skijimit 300
 Lëmimi / brusimi 300 Zëvendësimi i mbërtheckës 600
 Lëmimi / brusimi i anësoreve 150 Zëvëndësimi i kabllos në mbërtheckën e këpucës 150
 Komplet servisimi 1000 Vendosja e mbërtheckës 120
 Ngjitja e bazës së dëmtuar 300 Vendosja e vidhës 60
 Zëvendësimi i pjesës së bazës rrëshqitëse 300 Shërbimet e tjera sipas vlerësimit të servisit 
 Riparimi i dëmtimeve të teheve 750  
 Riparimi i teheve 1500  

 

Ski servis BorzaniSki shkollën “Borzani” e ka themeluar Sllagjan Iliqi, në vitin 1992. Gjatë karrierës aktive të tij, Sllagjani ka qenë anëtar i Ekipit olimpik të Jugosllavisë, në vitin 1992, në Lojërat olimpike dimërore në Francë. Përvojën e tij të madhe në skijim e shfrytëzoi për themelimin e ski shkollës në të cilën ka stërvitur më shumë se 10 000 skitarë dhe borderë

Ski servis BorzaniEkipi i tij përbëhet nga ski dhe bord instruktorë profesionalë dhe të licencuar.

Ski shkolla “Borzani” ofron kurse adekuate për të gjitha nivelet e skijimit.

Kontakti: +38163373792, +38163277272, Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa

 
Motel-restoranti "Rok"

Motel restoran RokMotel-restoranti “ROK” është biznes familjar i themeluar në vitin 1980. Popullaritetin e vet e fitoi duke iu ofruar turistëve të nacionaliteteve të ndryshme shërbime shumëvjeçare të nivelit të lartë. Gjendet përballë hotelit Narcis, mu në qendër të vendbanimit turistik Brezovicë. Disponon me kapacitet vendosjeje që përbëhet nga apartamenti dhe gjysmapartamente (1 apartament, 3 gjysmapartamente, 1 dhomë me dy krevatë). Enterieri i restorantit është punuar në stilin malor. Restoranti disponon me kuzhinë tradicionale të jashtëzakonshme nga hapësirat e luginës së Sirinikut. Specialitetet e restorantit janë: mish fshati, qofte “a la ROK”, krap i tymosur, troftë allasharrçe etj. Restoranti është specializuar për organizimin e ahengjeve, të gazmendeve, të kremteve me çmime shumë të volitshme. Restorani ofron zgjedhje të madhe të pijeve alkoolike dhe joalkoolike vendore dhe të huaja, si dhe të koktejeve.

Motel restoran RokMotel-restoranti “ROK” u ofron turistëve shërbime transporti deri në qendrën e skijimit dhe në destinacionet atraktive  të tjera në Luginën e Sirinikut dhe në rrethinë, si dhe ekskursione deri në zona të ndryshme, si në  “Shtëpinë e Stojkut”, deri në liqenin e Livadicës, të Shtërpcës, të Jazhincës. Restoranti organizon edhe ekskursione tradicionale  në natyrë duke ofruar specialitete vendore siç janë flia, pitet e shtëpisë, skara në natyrë, qengjat e të tjera. Kapaciteti i restorantit është prej 80 vendesh. 

Motel restoran RokÇmimi i gjysmëpansionit këtë sezonë është 17 euro për person.

Kontakti: +381 (0) 290 73 223, +377 (0) 44 465 808

Motel restoran Rok


 
Moteli Lovac

Motel LovacMotel LovacMoteli “Lovac” gjendet mu në qendër të Shtërpcës, në grykën e dy lumenjve malorë, 200m larg rrugës magjistrale Ferizaj – Prizren.

Moteli ka në dispozicion 10 dhoma me dy krevatë dhe me tre krevatë me banjo (vaska dhe kabina me dush) dhe me kuzhinë ku përgatitet çaji, si dhe 2 apartamente, që gjithësej bëjnë 28 krevatë.

Objekti është ndërtuar dhe vënë në funksion në vitin 2008. Në objekt ndodhet edhe restoranti me kapacitet prej 150 vendesh, si dhe kasinoja (poker aparatet, ruleti, pikadoja dhe bilardoja).

Motel LovacRestoranti ofron specialitete vendore (brinjë të tymosura me kajmak, mish allafshatarçe, qengj të pjekur në saç, djathëra sharri dhe specialitete të ngjashme) si dhe specialitete të nduarnduarta të  kuzhinave të tjera. 

Motel LovacMoteli ka edhe sallën e kongreseve që e bën ideal për organizimin e simpoziumeve, të kongreseve, të seminarëve, si dhe të kremteve të ndryshme.

Për mysafirë në sezonën e skijimit  organizohet transporti për në qendrën e skijimit e cila është 14 km larg.

Moteli është jashtëzakonisht i përshtatshëm si për turizëm dimëror ashtu edhe për turizëm veror. Në periudhën e verës moteli organizon pikniqe në natyrë me drekë dhe me shëtitje në pishnaja.

Kontakti: +38129070700
+381637235255
+381640905724
mail: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa

Motel LovacMotel LovacMotel LovacMotel Lovac

 

Motel LovacMotel LovacMotel Lovac

Motel Lovac

 
Motel LovacMotel LovacMotel LovacMotel Lovac