Regjistrimi



Captcha code Type characters you see. (Click on image to refresh)
Type characters you see.
 * 
About captcha Project ::  Kupala.Net

Gjuetia dhe peshkimi në malet e Sharrit

Medved, Brezovica, Šar planinaGjuetia dhe peshkimi janë veprimtaritë më të vjetra të njeriut. Njeriu, falë gjuetisë dhe peshkimit, ka mbijetuar në natyrë me shekuj.

Tradita e gjuetisë në malet e Sharrit është shumë e gjatë. Në dokumentet e shkruara përmendet që në shekullin e 14-të.

Kushtet natyrore në malet e Sharrit i mundësojnë ekzistencën një numri të madh të llojeve të shtazëve të egra. Llojllojshmëria e botës bimore dhe pasuria e tij me ujë, kësaj veçanërisht i shkojnë për shtat. Malet e Sharrit sipas numrit dhe llojeve të shtazëve të egra, veçanërisht për shkak të atyre llojeve që janë të rralla, paraqet territorin më interesant të gjuetisë në këto anë dhe më gjerë. 

Lexo ma...
 
Qendra e skijimit Brezovicë

Žičara, BrezovicaQendra e skijimit Brezovicë, qendër e njohur  turistike në anën veriperëndimore të maleve të Sharrit, është një kompleks unik sportiv-rekreativ në lartësi mbidetare prej 900 deri në 2.500 metra. Është rreth 60 km larg Prishtinës dhe po aq prej aeroportit të Shkupit, prej Selanikut 303 km, prej Sofjes (via Nish) rreth 355 km e prej Beogradit 400 km. Me natyrën e saj të shprehur alpine dhe me ambientin me male të larta, Brezovica dhe rrethina e saj më e afërt të sjellin ndër mend qendrat turistike evropiane më të njohura. Pyjet shekullore, livadhet madhështore dhe kullotat e pafund janë përplot me lule mali, me bimë mjekuese, me lloje të rralla të shtazëve të egra. Sasitë relativisht të mëdha të të reshurave dhe shkëmbinjtë që mbajnë ujët bëjnë të mundur paraqitjen e rrjetit lumor të dendur dhe të pasurisë që përbëhet nga burime dhe ujëra sipërfaqësorë. Numri i madh i burimeve dhe i përrenjve me ujë të ftohtë dhe të kthjellët janë kolorit i veçantë i kësaj treve.

Lexo ma...
 
Parku nacional malet e Sharrit

Proleće, Brezovica, Šar planinaPërgjatë kufirit me Maqedoninë, shtrihet barriera malore markante e maleve të Sharrit, mprehtazi e kufizuar morfologjikisht me luginën e ulët të Prizrenit dhe të Rrafshit të Dukagjinit, të Rrafshit të Kosovës dhe të Pollogut. Kreshta malore kryesore e saj është e gjatë 95 km, e kufizuar me një pjesë mali të lartë dhe me kreshta anësore të ndara me shumë ujëra rrjedhës të egër, përfshin mbi 100 maja mbi 2.000 m, prej të cilave 30 maja janë mbi 2.500 m. Në anën e masivit të Maqedonisë dominon Maja e Titos (2.747 m), kurse në anën tonë Bistra (2.661 m).

Lexo ma...
 
<< Fillo < Para 1 2 Tjetri > Fund >>

Faqe 2 e 2

Anketa

Cilin shteg e preferoni më së shumti?
 

Sponsorët

There are no translations available.